-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Është zbuluar kostoja e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth

Kryesoret

Agjencitë qeveritare të Britanisë vlerësohet të kenë shpenzuar gjithsej 161.7 milionë paund (rreth 200 milionë euro) për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth.

Monarkja më jetëgjatë e Britanisë vdiq më 8 shtator 2022 në moshën 96-vjeçare. Në vend u shpall zie kombëtare 10-ditore, e cila kulmoi me varrimin e saj më 19 shtator.

Fillimisht arkivoli me trupin e Elizabeth u ekspozua në një pelegrinazh popullor në Katedralen e Edinburgut. Më pas u dërgua në Londër, ku rreth 250,000 njerëz u vunë në radhë për orë të tëra për të bërë nderimet e tyre duke kaluar pranë arkivolit në Westminster.

Pasardhësi i saj, Mbreti Charles, vizitoi katër vendet përbërëse të Britanisë së Madhe, së bashku me kryeministren e atëhershme Liz Truss.

Pjesa më e madhe e kësaj, gjithsej 73.7 milionë funte u shpenzua nga Ministria e Brendshme, e cila është përgjegjëse për policinë dhe sigurinë kombëtare.

Policia Metropolitane e Londrës tha në atë kohë se funerali ishte operacioni më i madh policor në historinë e saj, me të pranishëm krerët e shteteve dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit