-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shefja ishte xheloze për mua”, motra e Olta Gixharit ‘plas bombën”: Si më hoqi “Top Channel” nga puna!

Kryesoret

E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Gerta Gixhari ka treguar rreth eksperiencave e saj në fushën e gazetarisë.

Ajo u ndal te “Top Channel’ ku tregoi  për një kohë të gjatë ishte e punësuar aty dhe u pushua se shefja e saj ishte xheloze për të dhe ia ka thënë hapur.

Duke e cilësuar mënyrë të padrejtë Gerta tha se rastet të tilla ekzistojnë në përditshmërinë e punës në Shqipëri.

Të kanë hequr ndonjëherë nga puna në mënyrë te pa drejtë?

Gerta: Po patjetër që më kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë, nga xhelozia femërore, por prapë unë nuk jam nga ajo feministja e thekur. Kam debatuar me personin, jam munduar të kërkoj të drejtën time edhe më lart se pozicioni i shefes time, por nuk e kam gjetur.

Për shembull nga Top Channel unë ika sepse ajo që ishte mbi mua, kryeredaktorja u ndje xheloze dhe ma tha shumë hapur. Më tha arsyeja pse dua të ikësh Gerta nuk ka të bëjë më punën, por thjesht nuk më ecën muhabeti me ty. Unë nuk isha ajo vajza që bëja lajka, të shkoja në mëngjes t’i çoja ndonjë frut, kafe.

Ky rast ka vite, por këto janë situata që ekzistojnë në Shqipëri. Janë pikërisht këto njerëz që të pengojnë të ecësh përpara. Në fakt bëri shumë mirë që më hoqi se menjëherë pas kësaj unë shkova në RTSH dhe realizova ëndrrën time që ishte të kisha një program timin personal”-shprehet Gerta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit