-sidi education-spot_img
21.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta para Kuvendit, UGSH: Gazetarët u penguan dhe u sulmuan

Kryesoret

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, duke ngritur shqetësimin për raste të raportuara të dhunës dhe pengimit ndaj gazetarëve që po mbulonin ngjarjen.

Sipas Unionit, çdo formë presioni apo sulmi ndaj punonjësve të medias përbën shkelje të rëndë dhe duhet të trajtohet ligjërisht.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon çdo agresion verbal, e aq më tepër fizik ndaj reporterëve, operatorëve dhe punonjësve të mediave, madje dhe mbi automjetet e mediave në krye të detyrës te ndodhura, sot ne Tirane, gjate protestës se qytetareve.

Akte të tilla banditeske janë krim. Ato në asnjë mënyrë nuk mund të tolerohen.  Ndërhyrja e protestuesve mbi mikrofonat me logo të reporterëve, ndaj kamerave të operatorëve dhe pjesëtareve te stafeve mediatike në krye të detyrës, janë veprime të dënueshme. Kushdo qofshin ata protestues, veprimet dhe aktet sulmuese të tyre ndaj reporterëve janë një arsye e plotë për të denoncuar dhe paditur ligjërisht.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u kërkon gjithë kolegëve të publikojnë dhe afishojnë, me zë dhe figurë, çdo  agresion dhe agresor të tyre!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit