-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telefonata me Kurtin, Chollet: Palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri

Kryesoret

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Chollet tha se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri.

Sipas tij, zbatimi i Asociacionit do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke.

“Bisedë e mirë me kryeministrin Albin Kurti pas takimit të negociatorëve. Theksoi se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimi i Asociacionit (ASM) do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke”, shkroi Chollet.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit