-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dea Mishel flet për herë të parë për raportin me Amosin

Kryesoret

Dea Mishel, finalistja e Big Brother VIP ka folur për herë të parë për marrëdhënien me Amos Zaharian, me të cilin nisi një njohje brenda në shtëpi, por që nuk zgjati shumë.

E ftuar sonte në “Më lër të flas”, finalistja e “BBV” shpjegoi përfundimisht raportin e saj me aktorin. Ajo u shpreh se nuk ka pëlqim për të, madje nuk ruan as miqësi.

Pyetje: Nuk ke më kontakte, miqësi?

Dea Mishel: Jo pra. Nuk është se kisha turp brenda dhe prita

Pyetje: Po pse, ai djali i mirë është…?

Dea Mishel: Po, shumë djalë i mirë është. E vlerësoj shumë. Nuk i mungon asgjë. Një shok shumë i mirë…

Ndërkohë ish-konkurrentja zbuloi edhe me kë nga banorët ruan miqësi tani që ka dalë jashtë.

“Unë jam e lumtur sepse kam dalë nga aty dhe realisht mendoj se do të kem marrëdhënie të mira me të gjithë. Edhe me personat që kam debatuar, kam respekt për të gjithë. Kam qëndruar më shumë me Jorin”.

Dea foli edhe për raportin me Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin.

“Edhe brenda shtëpisë, unë kam pasur më shumë shoqëri me Oltën. Me Oltën, më tepër se sa me Luizin. Me Luizin jemi takuar këtu në Top, jemi përshëndetur, kemi përgëzuar njëri-tjetrin. Më bëhet qejfi që ka nisur karrierën e tij muzikore dhe i uroj sa më shumë suksese”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit