-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Enver Bytyçi: Idiotët e rrezikshëm në krye të qeverisë dhe ministrisë së Punëve të Jashtme!

Kryesoret

Carl Gustav Jung është themeluesi i psikologjisë analitike. Ai thoshte se ne shohim atë çfarë bëjmë, por nuk i njohim arsyet e sjelljes sonë”. Ndërsa psikologu i kohëve të sotme, Thomas Erickson, shkruan se ne nuk kemi një model sjelljeje, për të krahasuar sjelljen tonë, nëse është e gabuar apo e saktë. “Ju jeni ashtu si jeni dhe nuk të sjell asgjë ta lodhësh kokën gjatë, pse kjo gjë është kështu si është”!

Nuk do ta lodh as unë kokën pse ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, është ashtu si është. Nuk më intereson, nëse ai imiton shefin e tij, Edi Ramën, apo e ka të fiksuar të denigrojë jo thjesht njerëz të veçantë, përkundrazi, një popull shtetformues, siç janë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Nuk dua t’ia di nëse ai i sheh shqiptarët në Maqedoni si njerëz “me bisht”, siç thoshte që në vitin 1913 Vlladan Gjorgjeviç, apo i konsideron si njerëz me dinjitet, siç janë në të vërtetë. Më mjafton ajo që ai ka pohuar se këta shqiptarë “janë idiotë”! Mjafton kjo fyerje e rëndë, që Ferit Hoxha të ikte ose të ikë nga ajo detyrë fisnike, të cilën nuk e meriton. Mjafton që mendja e tij e mbrapshtë shkon deri te ky vlerësim fyes për qindramijë shqiptarë ose së paku për elitën politike të tyre në vendin fqinj dhe të kuptoj se ai është vetë më së paku një idiot.

Sipas Erikson të gjithë njerëzit njëherë në jetë bëhen idiotë. Dmth nuk ka njeri që nuk gabon dhe gabimi gjithmonë është idiotësi. Por ta kategorizosh një popull ose elitën e tij politike si idiote, kjo është përtej imagjinatës. Nuk mund ta bëjë këtë asnjë person normal, asnjë specie njerëzore, të cilit i funksionon truri në normalitet.

Atëherë çfarë ka ndodhur me ministrin e Punlve të Jashtme të Shqipërisë? Pse ai merr në shenjë kolektivisht shqiptarët në Maqedoni, “këta idiotë” , siç shkruan në komunikimin e publikuar nga një medie maqedonase?! Eshtë pak të thuash se Ferit Hoxha ka gabuar.

Megjithatë, në çfarëdo këndvështrimi ta arsyetosh gafën ministrore të Punëve të Jashtme, fakti zbulon se kemi të bëjmë me marrëdhënie të tendosur midis qeverisë së Tiranës dhe koalicionit politik në qeverisje të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dmth ka një konflikt midis këtyre dy faktorëve të politikës shqiptare në rajon. Ndërkaq konflikti i qeverisë shqiptare vetëm sa thellohet me qeverinë e Republikës së Kosovës.

Po ashtu me sgmente të tjerë të politikës në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Dhe nëse ndodh kjo që qeveria e Shqipërisë nuk pajtohet me politikat e disa segmenteve shqiptare në rajon, përfshirë edhe politikën e qeverisë së Kosovës, atëherë lind pyetja: – Kush është fajtori, pra kush është në të vërtetë idioti në këtë kaos marrëdhëniesh?!

E vërteta është se idioti është Edioti dhe zëdhënësi i tij në krye të diplomacisë shqiptare, Feriti. Sepse janë këta, të cilët ndezin konfliktin, shajnë, intrigojnë dhe djallëzojnë kundër asaj pjese të politikanëve shqiptarë, që nuk u binden. Janë këta aktorët dhe faktorët kryesorë që Kosova prej më shumë se një viti ndodhet në krizën e mos-formimit të institucioneve të saj.

Eshtë kryeministri i Shqipërisë, ai që i fryn zjarrit të urrejtjes dhe hakmarrjes primitive ndaj atyre politikanëve shqiptarë që nuk e njohin atë për “kryeministrin e të gjithë shqiptarëve”! Ferit Hoxha thjesht ka thënë diçka që e ka dëgjuar qindra herë nga goja e shefit të tij, kryeministër. Dhe e ka lëshuar gojën në mënyrën më idioteske të mundëshme.

Ndërkaq tani e kuptojmë edhe më mirë pse kryeministri Rama iu hakmor gjithashtu Elisa Spiropalit. Me siguri Ediotit nuk i ka pëlqyer roli konstruktiv i saj për të respektuar faktorin politik shqiptar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe gjetkë kudo në Ballkan e në botë. I ka parë me shumë dyshim vizitat dhe takimet e Spiropalit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe shefin e diplomacisë, Glauck Konjufca.

Me këtë të fundit ajo pati marrëdhënie të rregullta edhe kur të dy ishin kryetarë të parlamenteve përkatëse. Ndaj dhe mund të themi se idiotët nuk gjenden as në Shkup, as në Tetovë, as në Prishtinë. Idiotët e vërtetë gjenden në krye të qeverisë shqiptare dhe të ministrisë së Piunëve të Jashtme. Me idiotizmin e vet, Ferit Hoxha donte t’i thoshte shefit të tij se ai, ndryshe nga Spiropali, “është besnik i devotshëm i idiotizmave qeveritare”!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit