Policia e Fierit ka vënë në pranga 53 vjeçarin Pajtim Dhana i shpallur në kërkim prej disa ditësh, pasi kishte tentuar të vidhte banesën e një të moshuari.
53 vjeçari ka tentuar të vjedhë banesën e të moshuarit në fshatin Pishë Poro, pasi e ka dhunuar dhe kanosur me thikë ka dashur ti marrë paratë por nuk ka arritur me sukses dhe është larguar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.









