-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dha fitoren në Shkodër! Kush ishte njeriu kryesor që mungoi në festën e Becit?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një vizitë në Shkodër në kuadër të një turi falënderues që do të zhvillojë në të gjithë vendin, pas fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kryeministri u pa duke shëtitur në rrugët e qytetit, nën shoqërinë e Benet Becit, i cili fitoi zgjedhjet e të dielës së kaluar, por edhe të Elisa Spiropalit, drejtueses politike të Partisë Socialiste në Shkodër dhe Edona Bilali, ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

U takua me këshilltarët dhe grupin e ngushtë të partisë në zgjedhje. I përgëzoi për fitoren, por njeriu që i dha fitoren Becit nuk ishte i pranishëm. Fjala është për Tom Doshin.

Në zgjedhjet e 14 majit, Beci siguroi 34.531 vota, 12 mijë më shumë se sa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia.

Por nëse do të kthehemi dhe të shikojmë votat për këshillin bashkiak, rezultoi se përcaktues ishte PSD e Tom Doshit që mori 12908, të cilat rrjedhimisht kanë shkuar për Becin në preferencën për kandidatin. Kështu që “xholi” ishte Doshi, i cili në “hije” ka në dorë edhe bashkinë për të lëvizur fijet.

Rama në Shkodër: Benet, gratë mos i hiq nga puna në bashki

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit