Policia e Rinasit ka sekuestrohen 40 000 euro që tentuan t’i nxirrnin nga vendi ynë, duke i fshehur në trup, një 66-vjeçare së bashku me vajzën e saj 43-vjeçare ënë e bijë)
Unformat blu bëjnë me dije se në lidhje me rastin u nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë.
Gjitjashtu në njoftimin e policisë bëhet me dije u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. H., 35 vjeçe, banuese në Dibër, pasi gjatë kryerjes se procedurave në aeroportin e Rinasit, teksa udhëtonte së bashku me djalin e saj 16-vjeçar, ka paraqitur një dokument (deklaratë noteriale) të dyshuar të falsifikuar.
Shuma 40 000 euro dhe dokumenti i dyshuar fals u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.









