Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa shoferët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë aksidenti ka shkaktuar edhe trafik në autostradë, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.