-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i vrasësit të Gramshit: Fajin e ka e gjithë shoqëria jonë

Kryesoret

Avokati i të miturit që goditi për vdekje me thikë 16-vjeçarin në Gramsh, bëri përgjegjëse shoqërinë, rrjetet sociale dhe mediat për ngjarjen e ndodhur 4 ditë më parë. Oligert Kume shprehu solidaritetin me dhimbjen e prindërve të adoleshentit, që humbi jetën dhe kërkoi nga media përcjellje të lajmeve në interes publik. Për ngjarjen ai fajësoi edhe mungesën e kontrollit nga shkolla dhe familja.

Unë përfaqësoj të miturin në konflikt me ligjin Xh. Ç.  dhe jam i autorizuar nga prindërit për të dhënë deklaratë për çështjen. Solidarizohem jo vetëm si avokat e qytetar, por edhe si përfaqësues i prindërve të Xhonatanit, me dhimbjen e jashtëzakonshme të prindërve të të miturit që nuk jeton më dhe i urojmë shërim të shpejtë të miturit të plagosur.

Ju si media plotësoni detyrimin hyjnor, të përcillni lajmin në interes publik. Kjo ngjarje, fajtore është e gjithë shoqëria shqiptare, që do të thotë të ndërgjegjësojmë komunitetin ku jetojmë. Ku kanë gabuar strukturat shtetërore që kanë pasur detyrë të garantojë një jetë fëminore.

E gjithë shoqëria shqiptare është fajtore për ngjarjen, çka do të thotë që media do të duhet të vijojë në përcjelljen e lajmeve me interes të lartë publik që kanë të bëjnë me faktin se në çfarë ambienti po i rrisim fëmijët tanë, çfarë sigurie kanë? Se armët, thika ndodhen e shiten online dhe do të duhet të inciojmë tema diskutimi për portale TikTok e Snapchat.

A përbën interes publik se shëndetin mendor dhe jetesën fëminore po na i dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme dhe  përplasja ka ardhur edhe si rezultat i përdorimit pa kriter të telefonit dhe mungesës së kontrollit të trinomit çelës që ka të bëjnë me mirërritjen; shkolla, familja dhe fëmija” tha ai.

Kyçen në burg katër të rinjtë që vranë me thikë 16-vjeçarin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit