-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bankat/ Edhe inflacioni i lartë po kalon pa shumë “dhimbje”!

Kryesoret

Sistemi bankar shfaqi ecuri pozitive edhe në vitin 2022, me rritje të mëtejshme të fitimit dhe rentabilitetit. Ritmet e zgjerimit së aktiveve dhe kredisë u ngadalësuan, kryesisht si rezultat i një ecurie më të ngadaltë të depozitave dhe të efektit negativ statistikor të kursit të këmbimit.

Edhe raporti i kredive me probleme vijoi rënien, megjithëse me ritme më të ngadalësuara krahasuar me një vit më parë. Sektori bankar, deri tani, duket se po e përballon mirë edhe sprovën e radhës, atë të inflacionit të lartë.

Gjatë vitit 2022, totali i aktiveve dhe kredia vijuan rritjen, kreditë me probleme shënuan një tjetër rënie të lehtë, treguesit e rentabilitetit u përmirësuan dhe fitimet në vlerë absolute arritën nivelet më të larta historike.

Mbështetur në të dhënat e paaudituara të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, totali i aktiveve të sektorit bankar, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), në fund të vitit 2022 arriti në 1.87 trilionë lekë, në rritje me 5.4% krahasuar me një vit më parë.

Norma e rritjes së aktiveve u ngadalësua ndjeshëm, krahasuar me rritjen prej thuajse 12% të vitit 2021. Ngadalësimi u ndikua sidomos nga ritmet më të ulëta të rritjes së depozitave vitin e kaluar, por pjesërisht edhe nga efekti statistikor i mbiçmimit të Lekut në kursin e këmbimit me Euron.

Në fund të vitit 2021, aktivet e sektorit bankar vlerësohen afërsisht sa 96.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga rreth 96.1% që përbënin një vit më parë. Megjithatë, shumë prej sfidave të sektorit sidoqoftë ngelen për t’u ndjekur në vazhdimësi. Inflacioni është një fenomen që mbetet i pranishëm, megjithëse institucionet e specializuara tashmë vlerësojnë se ai e ka arritur pikun dhe pritet të ulet gradualisht në dy vitet e ardhshme.

SHKRIMI I PLOTË NË MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit