-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Marca” hapet me Uzunin: Arratisja nga Shqipëria pa kokërr leku në xhep

Kryesoret

Gazeta më e madhe sportive spanjolle “Marca” ka vendosur artikull kryesor një intervistë me sulmuesin e kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni, i cili luan me Granadën në Kategroinë e Dytë dhe është golashënuesi më i mirë.

27-vjeçari që është kthyer mes më të kërkuarve në merkato ka rrëfyer jetën e tij dhe vështirësitë e arratisjes nga Shqipëria kur ishte dhjetë vjeç.

“Shqipëria nuk është në Bashkimin Evropian dhe na u desh të ecnim tre ditë, nuk kishim para, duhej të paguanim 15 mijë euro për të dalë, që është shumë para në atë vend pasi fiton 300 ose 400 në muaj.

Një daja ime na dha hua. Shkuam në Greqi në kërkim të një jete më të mirë. Këtu qëndron forca ime. Kjo më bën të vlerësoj ku jam sot, familja ime nuk kishte asgjë, ishte një jetë e vështirë.

Nuk kishim shtëpi, pa para, nuk kishim asgjë, jetonim në një situatë të vështirë. Një ditë vrapova në orën gjashtë të mëngjesit, ishte shumë ftohtë dhe hunda më ishte skuqur, ngrita sytë dhe thashë me vete: Një ditë do të jem shumë i madh. Kam pasur gjithmonë besim tek vetja.

Futbolli ishte zgjidhja që mund të më rregullonte jetën, nuk kishte asgjë tjetër . Ëndrra ime ishte të bëhesha futbollist, të luaja për kombëtaren shqiptare dhe të arrija një nga ligat më të rëndësishme.

E vetmja gjë që mund të them është se asgjë nuk është e pamundur, duhet të besosh në veten tënde dhe prandaj jam këtu. Futbolli është jeta ime, jetoj për futbollin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit