-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve të 14 majit për Tiranën dhe Durrësin

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve që u zhvilluan të dielën që lam pas  për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë të bashkive Tiranë dhe Durrës.

KQZ konfirmon edhe një herë që në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj konfirmohet fitues i zgjedhjeve për kryebashkiak, ndërsa Emirian Sako konfirmohet fituese e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Durrës.

Sipas rezultatit përfundimtar të miratuar nga KQZ kandidati fitues për kryetar të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka marrë 158 856 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka marrë 100 425 vota.

Në vijim kandidati Arlind Qorri nga “Lëvizja Bashkë” ka marrë 13 851 vota, Marko Dajti nga “Fronti i Majtë” 2809 vota, Lajla Përnaska nga PDIU 2107 vota dhe Roland Bejko nga PD 12 398 vota.

Po ashtu, KQZ miratoi edhe tabelën përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë dhe për këshillin e bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit