Tre burra janë vrarë në makinën e tyre në Marsejë ku dyshohet se shkak ka qenë tregtia e drogës.
Pesë personat në automjet sapo ishin larguar nga një lokal nate në orën 5 të mëngjesit të së dielës, kur u qëlluan me kallashnikov, sipas policisë.
Policia franceze e lidh ngjarjen me tregtinë e drogës. Sipas autoriteteve, këtë vit numri i vrasjeve në lidhje me tregtinë e drogës ka arritur në 21.
Të pesë personat në makinë ishin të moshës 20-30 vjeç, të gjithë të njohur për policinë. Ata jetonin në një lagje ku krimi i drogës është i përhapur.
Policia thotë se makina e gjetur në flakë pranë vendit të krimit tregon për dhunën e drogës, pasi kriminelët shpesh djegin automjetet e tyre për të shkatërruar provat.
Autoritetet thanë gjithashtu se gjatë fundjavës, oficerët sekuestruan armë, duke pëfshirë kallashnikovë, dhe arrestuan pesë persona me akuza për trafik droge.