-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pazare droge, vriten 3 të rinj në Marsejë

Kryesoret

Tre burra janë vrarë në makinën e tyre në Marsejë ku dyshohet se shkak ka qenë tregtia e drogës.

Pesë personat në automjet sapo ishin larguar nga një lokal nate në orën 5 të mëngjesit të së dielës, kur u qëlluan me kallashnikov, sipas policisë.

Policia franceze e lidh ngjarjen me tregtinë e drogës. Sipas autoriteteve, këtë vit numri i vrasjeve në lidhje me tregtinë e drogës ka arritur në 21.

Të pesë personat në makinë ishin të moshës 20-30 vjeç, të gjithë të njohur për policinë. Ata jetonin në një lagje ku krimi i drogës është i përhapur.

Policia thotë se makina e gjetur në flakë pranë vendit të krimit tregon për dhunën e drogës, pasi kriminelët shpesh djegin automjetet e tyre për të shkatërruar provat.

Autoritetet thanë gjithashtu se gjatë fundjavës, oficerët sekuestruan armë, duke pëfshirë kallashnikovë, dhe arrestuan pesë persona me akuza për trafik droge.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit