Në postimin e tij Vasili shkroi  se shkatërrimi i zgjedhjeve të 14 majit dhe shndërrimi i tij në votime si ato të diktaturës duke e cilësuar se shteti dhunon votën e lirë është fakt.

“Fakti i shkatërrimit te zgjedhjeve provohet me qindra e mijra prova filmime, foto, audio regjistrime dhe deshmi shume te renda dhe të pakundërshtueshme.

SPAK, Prokuroria dhe KQZ nuk ja hedhin dot ne asnjë mënyrë me heshtje dhe belbëzima per te fituar kohe, per te zvarritur dënimin apo për të përdorur logjiken e faktit te kryer.

Ne lojë eshte fati i ekzistences se vet ketyre institucioneve qe duhet te ndeshkijne krimin zgjedhor.

Ose do te veprojnë me force sic e kërkon kushtetuta dhe ligji ose do te vetasgjësohen dhe do te kthehen ne institucione të anti ligjit dhe te urryera nga qytetaret, rruge te trete nuk ka,” shkruan Vasili.

Postimi i plotë