-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/Akuza për blerjen e votës, ky është i riu që denoncoi Fredi Belerin

Kryesoret

Fituesi i zgjedhjeve të 14 majit në Himarë, Fredi Beleri është lënë në burg pas akuzave për blerje të votave gjatë fushatës.

Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin ku është publikuar identiteti i 23-vjeçarit Arsen Rama  i cili që dyshohet se është i infiltruari i policisë në çështjen Beleri.

‘Euronews’ raporton se 23-vjeçari është paraqitur me vullnet të lirë në 8 maj duke dhënë informacione se në Himarë disa persona po blejnë vota me shuma nga 50-200 euro

Gjithashtu mësohet se i riu 3 vjet më parë ishte arrestuar për mashtrim.

Pas deklaratës së tij ku thuhet se disa persona kanë tentuar të blejnë votën ka bashkëpunuar me policinë. Nga ky bashkëpunim i riu është pajisur me pajisje përgjimi dhe audio.

Ndërkohë ditën e sotme vëllai i të riut, Abdul Rama sqaroi se me Belerin kanë pasur vetëm marrëdhënie pune.

“Me Fredi Belerin raport miqësor kemi pasur të gjithë. Për ne ai është një mik i mirë. Personi i dyshuar në këtë dosje ka pasur marrëdhënie pune, i conte peshk tek dyqani i tyre. Nuk është diskutuar kurrë kjo pjesë e lekëve apo e votave”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit