-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush fshihet pas punësimit të 2 shqiptarëve në “shtëpinë e barit” në Angli?

Kryesoret

Dy kushërinj shqiptarë janë burgosur pasi kanë pranuar se kanë prodhuar kanabis me vlerë dhjetëra mijëra paund në dy prona në Plymouth. Kushërinjtë Fatmir Kurmekaj, 34 vjeç, nga High Wycombe dhe Fatjon Kurmekaj, 36 vjeç, nga The Crescent, Plymouth, u paraqitën sot në Gjykatën e Plymouth Crown ku u dënuan për një sërë veprash, duke përfshirë drejtimin e automjetit pa sigurim, ndërsa Fatmiri nuk kishte as leje drejtimi, raportojnë mediat e huaja.

Gjykatësi Robert Linford tha se ata u ndaluan nga policia teksa po shkonin drejt Plymouth më 26 gusht 2021. Në një seancë të mëparshme, gjykatës iu tha se në secilën nga dy pronat oficerët gjetën kanabis dhe persona që ruanin parcelat.

Emigranti shqiptar Teslim Muhmutag, i gjetur në pronën e Kingsley Road u burgos më vonë për shtatë muaj në Truro Crown Court. Adrian Kurmekaj, i cili u gjet në shtrat, u dënua me 30 muaj burg.

Gjykatësi Linford u kujtoi Kurmekajt se vlerësimet e policisë sugjeronin se këto operacione mund të kthenin fitime “në dhjetëra mijëra paund”. Kontaktet telefonike të hetuara nga policia treguan se dyshja kishin qenë në kontakt me njëri-tjetrin si dhe me persona të tjerë të përfshirë në operacion.

Gjykatësi Linford tha: “Thuhet se ka pasur dikush tjetër shumë më të përfshirë se ju të dy dhe oficeri në çështje ka dhënë prova që identifikon se kishte një person misterioz në posedim të një telefoni celular që kishte kontakte të rënda me ju dhe të tjerët, të përfshirë në këtë ndërmarrje”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit