-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Finalja e Europa League dhe Conference League, UEFA cakton arbitrat

Kryesoret

UEFA ka caktuar tashmë arbitrin për ndeshjet finale të Europa League dhe Conference League.

Në finalen e Europa League do të përballen për trofeun Sevilla dhe Roma. Ndeshje e cila do të zhvillohet më 31 maj në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit.

Arbitr kryesor për këtë ndeshje do të jetë Anthony Taylor, i cili do të asistohet nga Gary Beswick dhe Adam Nunn.

Në dhomën e VAR-it do të jetë Stuart Attwell, me asistentin e tij Christopher Kavanagh.

Për trofeun e Conference League do të përballet Fiorentina dhe West Ham United. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Eden Arena” në Pragë.

Carlos del Cerro Grande është caktuar si arbitri kryesor, teksa asistentët e tij do të jenë Pau Cebrian Devis dhe Guadalupe Porras Ayuso.

Në dhomën e VAR-it do të jetë Juan Martínez Munuera, bashkë me asistentin e tij Alejandro Jose Hernandez.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit