-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lanë binjakët e porsalindur të vdisni dhe u morën organet, arrestohen 4 infermieret

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është në rajonin perëndimor Tabora të Tanzanisë pasi 4 infermiere kanë lënë të vdesin 2 foshnja të sapolindura dhe u kanë marrë organet.

Foshnjat viktima ishin binjakë dhe pas lindjes para kohe trupat ishin gjymtuar pasi kishin vdekur. Nëna gjeti sytë e foshnjave të saj të nxjerra dhe një pjesë të lëkurës së tyre të hequr nga balli.

Komisionerja rajonale e Taborës, Batilda Buriani tha se infermierët, të cilët janë të arrestuar, janë pezulluar nga detyrat e tyre. Ajo tha se i kishin marrë organet për të kryer rituale magjike.

Infermieret mashtruan komitetin hetimor duke pretenduar në mënyrë të rreme se kufomat mbaheshin në maternitet kur, në fakt, u gjetën në dhomën e infermierëve.

Raporti tregon gjithashtu se binjakët vdiqën për shkak të mungesës së shërbimeve të kujdesit neonatal, të cilat nuk ishin të disponueshme në objektin ku ata lindën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit