-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borell: Lidhjet e Serbisë me Rusinë pengon integrimin e saj në BE

Kryesoret

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka porositur Serbinë se marrëdhëniet e këtij shteti me Rusinë nuk përputhen me aspiratat për integrime evropiane.

“Ne mirëpresim zgjedhjet strategjike dhe të guximshme të disa shteteve që u përshtaten plotësisht me politikën e sanksioneve. Mirëpo u treguam atyre që nuk janë rreshtuar, e këtu e përmendi veçanërisht Serbinë, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e saj të anëtarësimit në BE. Është gjithashtu e dëmshme për interesin e vet kombëtar”, ka deklaruar Josep Borell në fund të takimit ministror.

Në këtë takim në mes tjerash është diskutuar edhe për influencën ruse në vendet e rajonit, e cila sipas Borell, përpiqet të përmbysë rrugëtimin evropian të shteteve  të rajonit.  Gjatë drekës së punës, ministrave të jashtëm evropian iu bashkëngjitën homologët e tyre nga rajoni. Kosovën në këtë takim e përfaqësoi shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla.

“Natyrisht që normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është një prej temave që sfidojnë rajonin tonë. Unë kam paraqitur qëndrimin e Republikës së Kosovës që ne marrëveshjen që kemi lidhur në Bruksel dhe fazën e implementimit në Ohër e shohim si një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe që presim nga Serbia – edhe pse sinjalet janë jo të mira, ngase edhe ju jeni dëshmitarë se presidenti Vuçiç, ministri i Jashtëm Daçiç, por dhe shumë të tjerë, në vazhdimësi jo vetëm që refuzojnë implementimin,por edhe mohojnë ekzistencën e një marrëveshje të tillë”, tha Gërvalla pas takimit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit