Sali Berisha mblodhi mesditën e sotme kryesinë e grupit që drejton pas disfatës në zgjedhjet e 14 Majit. “Ky është procesi i parë në 32 vite, i cili nisi me deklaratën e kryeministrit se Kodi Elektoral është një kinezëri për të”.
Kështu e nisi ish-kryeministri fjalën e tij në mbledhje. Më pas ai vazhdoi duke thënë se “pas kësaj, u kuptua se zgjedhjet do të ishin pa asnjë garanci ligjore”.
Të gjithë zyrtarëve të koalicionit u kërkoi mbledhjen e provave për të faktuar manipulimin. “Kandidatët, kryetarët e degëve dhe ju që jeni këtu, jeni angazhuar në këtë proces” tha ai.
“670 mijë zarfe, publikisht, secili prej tyre 50 mijë lekë, në mes të fushatës, dorëzuar cdo pensionisti” vijoi më tej ai.