-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri britanik: Kosova është histori suksesi

Kryesoret

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me ministrin e shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey. Në takim u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për mundësitë që të rritet edhe më tej bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, teksa e uroi për kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Ai e njoftoi ministrin Heappey me progresin e Kosovës në këto dy vite qeverisje, duke theksuar se Kosova ka bërë rritje të shënuar ekonomike si për nga rritja e GDP-së, po ashtu edhe e investimeve dhe rritjes së të hyrave. Pasi theksoi rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes, vlerësoi të nevojshëm rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Mbretërisë së bashkuar në këtë drejtim me bashkë-zbarkime, trajnime dhe pajisje të reja ushtarake.

Deri më tani 28 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses programin e edukimit ushtarak në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sandhurst. Ministri Heappey nënvizoi që Kosova është histori suksesi dhe duhet të punojmë së bashku për të promovuar progresin e arritur këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit