-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Para në këmbim të pensionit të invaliditetit, arrestohet punonjësi i spitalit të Elbasanit

Kryesoret

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bonusi”, për konstatimin dhe goditjen e një rasti korrupsioni. I mori para një çifti bashkëshortësh, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, pension të invaliditetit, vihet në pranga 37-vjeçari, me detyrë teknik laboratori në spitalin e Elbasanit.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të dy bashkëshortëve, për një rast korrupsioni, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bonusi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

Etligert Peligriu, 37 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë teknik laboratori në Spitalin Rajonal Elbasan.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se 37-vjeçari iu ka marrë këtyre shtetasve (bashkëshortë), shumën 100 000 lekë, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e pensionit të invaliditetit (KMCAP).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit