Shifrat për regjistrimet në vitin shkollor 2023-2022 zbuluan se gjithnjë e më shumë studimet në arsimin e mesëm po braktisen nga emigracioni dhe integrimi i hershëm në tregun e punës.
Të dhënat e fundit të INSTAT zbuluan se këtë vit shkollor regjistrimet në arsimin e mesëm shënuan rënie mbi 7.4 % për qind, gati dyfishi i rënies në arsimin 9 vjeçar.
Faktorët që kanë çuar në rënien nxënësve në shkollat e mesme më shumë se sa lindjet e ulëta janë ndikuar nga faktorët emigrimit dhe integrimi më i hershëm në tregun e punës. Regjistrimet në arsimin 9-vjecar që ndikohen më shpejt nga rënia e lindjeve, vitin e kaluar kanë shënuan rënie me 3 për qind.
Rënia e regjistrimeve në arsimin e mesëm po ndikohet negativisht nga a faktorë komplekse, ku mbizotëron largimi i grup-moshave nën 18 vjeç nga vendi. Vitin e kaluar një kanal i ri emigracioni me gomone për në Britaninë e Madhe, nxiti emigracionin e të rinjve, të pashoqëruar me familje. Gjithashtu presionet në tregun e punës janë rritur nga mungesa e punonjësve kështu që shumë të rinj të joshur nga ofertat në tregun e punës, po mënjanojnë arsimin e mesëm.
Një studim i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të madhe të braktisjes së hershme të arsimit në Rajon.
Numri i atyre që largohen herët nga arsimi ka rënë në shumicën ekonomive të Ballkanit Perëndimor në 2021 dhe kryesisht mbetet nën mesataren e BE-së (9.7% në 2021), përveçse në Shqipëri ku fenomeni mbetet i lartë dhe me rritje në krahasim me vitin 2020.
Mungesa e të mësuarit në vazhdimësi pengon rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe adoptimin e modeleve të reja të zhvillimit, përhapjen e teknologjisë dhe zhvillimin ekonomik duke u kujdesur për mjedisin./Monitor/