Firdeus Berberi u arrestua ditën e sotme në Athinë pasi ishte shpallur në kërkim për një plagosje të ndodhur në prill të vitit të kaluar ndaj Johan Muçllarit.
Për atentatin ndaj Muçlllarit në hotelin në pronësi të tij në Volorekë, u vunë në pranga 5 persona ndërkohë që 22-vjeçari bashkë me një tjetër person u shpallën në kërkim.
Muçllari asokohe tha para policisë se u qëllua nga dy persona. Ngjara dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 8 gusht 2020 u qëllua drejt hotelit në pronësi të Muçllarit.
Por kush është Firdeus Berberi?
Babai i Firedusit, Ilir Berberi i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës” ka pasur konflikte që kanë çuar deri në planifikimin e atentateve, por edhe i biri nuk është emër i panjohur për Policinë.
Kjo pasi 3 vite më parë ai u arrestua pasi po festonte ditëlindjen në lokalin e tij, kohë kur nuk lejoheshin hapja e bareve për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Më 5 maj 2020, Firdeus Berberi kishte organizuar ditëlindjen në ambientet e banesës së tij, një pjesë e së cilës ishte përshtatur për lokal. Policia e arrestoi me akuzën se ai kishte shkelur Aktin Normativ, por mbi të rëndoi dhe akuza e dhunimit të një efektivi policie, e gjitha e dokumentuar me video.
Edhe pse në versionin e nënës së tij shkaktar i përplasjes ishte një polic civil i cili kishte hyrë nga dera e pasme e shtëpisë, ka bërë foto dhe në këtë moment djali nuk e ka lejuar, pasi “festa” po zhvillohej në banesë dhe s’kishin asnjë autorizim. Madje ajo shtonte se i biri ishte dhunuar paraprakisht.