-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doganë e re me Malin e Zi

Kryesoret

Qeveria shqiptare ka miratuar sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shën Nikolla-Pulaj për qarkullimin rrugor ndërkombëtar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.

Pika kufitare do të nisë punën pas ndërtimit të urës së Bunës. Dy qeveritë firmosën marrëveshjen për urën e Bunës që do të financohet 50% me 50% nga Shqipëria dhe Mali Zi.

“Hapja e kësaj pike krijon përfitime edhe për banorët e fshatrave përreth lumit Buna, zonës së nën Shkodrës, Malësisë së Krajës, Ulqinit etj. Shkurtohet distanca dhe ulet fluksi i lartë që shënohet kryesisht gjatë sezonit të verës në Muriqan.

Ngritja e kësaj pike të përbashkët kalimi është e ndërthurur me projektin tonë të madh për urën e re mbi Bunë, vepër që do të lidhë më shpejt Velipojën dhe Ulqinin, si dhe i jep një dimension krejt të ri zhvillimit të turizmit në rajon”, shprehet Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Çuçi pak kohë më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit