Mesditën e sotme Gazment Bardhi mblodhi për herë të parë grupin e PD-së.
Ende nuk dihet sa deputetë janë të pranishëm, por vëmendja tashmë është përqendruar në orën 17:00 të pasdites ku Lulzim Basha do të organizojë takimin e parë me një grup të rinjsh duke shënuar rikthimin në skenën politike. Po përgatit rikthimin. Po çfarë mendon Enkelejd Alibeaj për këtë?
“Çdo kush ka të drejtë që të kandidojë në një parti që është vërtetë demokratike” tha ai. Edhe pse ka vetëm humbje në krye të PD-së dhe iku si dështim? “Këtë e vlerëson vetëm anëtarësia me votim të rregullt dhe të drejtë. Duhet t’u besohet atyre” tha Alibeaj.