Policia e Vlorës ka bllokuar 2 mjete lundruese një skaf dhe një varkë peshkimi. Në njoftimin e policisë bëhet me dije pronari i skafit gjithashtu u procedua penalisht për mosregjistrim të mjetit lundrues sipas procedurave ligjore.
Ndërkohë mjeti i peshkimit pasi është konstatuar në një zonë të ndaluar për peshkim.
“Drejtorinë e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, “Për evidentimin, parandalimin dhe penalizimin e rasteve të peshkimit të paligjshëm, në vijën bregdetare Vlorë – Himarë – Sarandë”, shërbimet e Policisë Kuiftare kanë bllokuar për verifikime të mëtejshme nga Inspektoriati i Peshkimit Vlorë, një mjet lundrues flluge që përdorej për peshkim, në pronësi të shtetasit E. M., pasi është konstatuar në një zonë të ndaluar për peshkim.
2 mjetet lundruese janë bllokuar në SPK Triport Vlorë.
Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese që përdoren për aktivitete të ndryshme dhe për evidetimin e rasteve të përdorimit të këtyre mjeteve në mënyrë të kundërligjshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.









