-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beniada Nishani shfaqet e vetme, dashurinë me Blertin zgjedhë ta jetojë larg syve të publikut

Kryesoret

Pas “Big Brother”, jeta e Beniada Nishanit ndryshoi totalisht. Modelja u shkëput nga Italia, për t’iu dedikuar karrierës si moderatore në Tiranë. Tashmë javë pas jave, të gjithë ndjekësit e saj kanë mundësi ta shohin në televizion. Por për ata që janë frekuentues të rregullt të zonës së ish-Bllokut, Beniadën mund ta ndeshësh thuajse çdo ditë në të përditshmen e saj.

Këtë herë, ajo është fotografuar, teksa duke ecur, nuk e lëshon telefonin nga dora. E veshur me një kostum sportive dhe pallto të gjatë sipër, Beniada u shfaq e kuruar edhe në një ditë të zakonshme. E vetme dhe me syze dielli, modelja ka qenë duke dërguar mesazhe, teksa është shkrepur edhe kjo foto. Ajo që na bie në sy është fakti se gjithnjë ajo shfaqet e vetme, ndonëse në jetën e saj po shijon një histori të bukur dashurie me Blerti Hajdarin.

Që pas konfirmimit të lidhjes së saj me Blertin, ajo është përpjekur të mos flasë shumë për jetën private, duke u fokusuar te karriera. Në nisje të lidhjes së saj, modelja nuk i kurseu fjalët e ëmbla për partnerin. “Është një djalë simpatik, po vetëm simpatik, kaq. Nuk mund të them që është as italian, as shqiptar, pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar, boll tani”, tha Beniada.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit