-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori gjermane Zingraf: Mbështesin rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, ejani investoni këtu!

Kryesoret

Ambasadori i Gjermanisë i akredituar në vendin tonë, Peter Zingraf, në një konferencë të mbajtur paraditen e sotme në lidhje me investimet gjermane në Shqipëri, u shpreh se, vendi që ai përfaqëson mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Ai i bëri thirrje ndërkohë të gjitha kompanive gjermane që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

“Gjermania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fortë e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE. Ne mbështesim ardhjen e kompanive gjermane për të ardhur dhe për të investuar këtu në Shqipëri.”, u shpreh ndër të tjera ambasadori Zingraf.

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf iu është bashkuar komenteve sa i takon vendimit për rritjen e pagave të deputetëve, që ka sjellë reagim në publik.

Zingraf tha se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze. Mes të tjerash ai theksoi se e rëndësishme është dhe niveli i përgjithshëm i pagave.

“Pagesa e parlamentarëve është një çështje delikate me këto karakteristika. Kush i ruan ata që ruajnë? Deputetët janë ata që vendosin për buxhetin, ndaj nuk dua të përzihem më një pyetje të tillë. Mendoj se deputetët e parlamentit të paguhen në mënyrë dinjitoze, si çdo parlamentar, që duhet të kryejnë një punë të mirë. E rëndësishme ama është dhe niveli i përgjithshëm i pagave. Qeveria shqiptare planifikon që të rrisë pagat në sektorin publik. Kjo lidhet dhe me debatin e emigracionit. Shqipëria duke pasur parasysh dhe rajonin, ka nivelin e pagave më të ulta në rajon. Pyetja konkrete diskutohet në mënyrë kontroverse në shoqëri të ndryshme, por debati i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare është se sa ndikojnë te shoqëria.”, tha ambasadori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit