Në ditën që mori mandatin nga KQZ, Fredi Beleri por edhe bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi ankimojnë vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, që i la në burg me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.
Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet. Kokaveshi i kërkon Apelit të Posaçëm masë më të butë se “arresti me burg”, me pretendimin se situata e tij shëndetësore i rrezikon jetën në izolim.
Pritet që Gjykata e Apelit të hedh shortin që të përcaktojë emrin e gjyqtarit. Beleri ndodhet në burgun 313 të Tiranës, ndërsa Kokaveshi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Fredi Beleri u arrestua për blerje votash, KQZ i jep mandatin: Je kryetar bashkie