KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve për disa kryetarë bashkie në mbledhjen e sotme, mes tyre Fredi Belerit. Ai është arrestuar dy ditë përpara procesit të 14 Majit për blerje votash, por ditën e zgjedhjeve doli fitues nga qelia.
KQZ ka certifikuar rezultatin, por Beleri është në burg. Nëse nuk betohet brenda afateve kushtetuese, Beleri e humbet mandatin dhe Himara shkon në zgjedhje të parakohshme.
Por gjithashtu, Edi Rama mund ta shkarkojë nëse betohet brenda afateve. Greqia ka ushtruar presion për lirimin e Belerit.