-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK arreston policë dhe kryepleq për kultivim kanabisi

Kryesoret

SPAK njofton se ka lëshuar 13 urdhër arreste për policë dhe kryepleq për kultivim kanabisi. Deri tani janë ekzekutuar tetë masa të arrestit me burg, 5 persona janë në kërkim.

Sipas njoftimit të prokurorisë dy grupet janë përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim hedhjen më pas në treg të saj, duke filluar nga viti 2020 e në vijim.

Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.

Për kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike personat e dyshuar kanë punësuar punëtorë dhe kanë ngritur sisteme vaditje, më pas lënda narkotike është grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg të saj.

“Grupet kriminale janë ndihmuar dhe favorizuar nga disa punonjës të strukturave të policisë, si dhe ato të administratës vendore Krujë” thotë SPAK-u.

Gjatë hetimit janë identifikuar dhe më pas kontrolluar zonat e kultivuara me bimë narkotike, ku dhe janë gjetur dhe asgjësuar mijëra bimë narkotike të mbjella në parcela të ndryshme dhe sasi të ndryshme.

Po kështu, gjatë kontrollit të ushtruar vetëm në njërin në vendet e grumbullimit të lëndës narkotike, është sekuestruar ndër të tjera dhe sasia prej 145.5 kg canabis sattiva, e paketuar në mënyrë të posaçme dhe e gatshme për tregtim.

U arrestuan; 
Lavdërim (alias Lulzim) Alimani
Skënder Velja
Saba Shehi
Vait Taka
Asim Pulaci
Xhemal Zogu
Shkëlqim Ismaili
Ahmet Pulaci

U shpallën në kërkim:
Bujar Sefa (alias Xaka)
Haxhi Murati
Armand Dërvishi
Edison Xaka
Agron Asllanaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit