Nënkryetari i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Vadim Skibitsky u shpreh për gazetën gjermane Die Welt se Kievi e dinë se çfarë po bëjnë pas deklaratave se Putin është objektivi kryesor në listën e vrasjeve.
Ai pohoi gjithashtu se udhëheqësi rus e di se ai është në krye të kësaj “liste të vdekjeve”.
Skibitsky gjithashtu emëroi rusë të tjerë si objektiva: themeluesin mercenar të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, Ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Valery Gerasimov dhe komandantin ushtarak Sergei Surovikin – i ashtuquajturi “gjenerali i Armagedonit”.
Ai thuhet se tha se Putin ishte një objektiv i vështirë, sepse ai kishte qenë “i fshehur” për një kohë të gjatë, por tani kishte filluar të bënte më shpesh paraqitje publike.
I pyetur nëse masat e sigurisë së presidentit ishin përforcuar pas intervistës së Skibitsky, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj: “Më besoni, shërbimet e sigurisë e dinë punën e tyre dhe e dinë se çfarë po bëjnë”.
Peskov komentoi se intervista e Skibitsky konfirmon se Rusia kishte të drejtën për të nisur “operacionin special ushtarak” (siç e quan Moska) në Ukrainë 15 muaj më parë.
“Regjimi terrorist flet për ambiciet e tij terroriste. Operacioni special ushtarak është më se i justifikueshëm, më se i nevojshëm dhe duhet të përfundojë duke arritur objektivat e tij”, shtoi zëdhënësi.
Në fillim të këtij muaji, presidenca ruse pretendoi se një sulm me dron në Kremlin ishte një përpjekje për të vrarë Putinin, gjë që Kievi e mohoi. Sot gazeta amerikane New York Times shkruan se shërbimet e inteligjencës amerikane besojnë se ky sulm është orkestruar nga spiunët ukrainas ose shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës.