-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bilanci në veri të Kosovës: 5 policë të plagosur, 4 makina të dëmtuara, njëra u dogj

Kryesoret

Pesë policë kanë mbetur të lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar, përfshirë një e djegur, nga incidentet e së premtes në veri, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, pesë policët e lënduar më pas u janë kthyer detyrave të tyre. U sulmuan edhe gazetarët. Një makinë e media u dëmtua.

Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit dhe të Zubin Potokut – komuna të banuara me shumicë serbe – përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Raportohet se kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka hyrë tashmë në ndërtesën e komunës. Policia përdori gazin lotsjellës dhe shok-bombat për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar rreth objekteve komunale.

Në Zveçan u dëgjuan edhe të shtëna armësh, ndërsa në vendngjarje u panë edhe automjete të ndihmës së shpejtë. Sipas një njoftimi të policisë, pesë persona pësuan lëndime trupore.

Autoritetet e Kosovës fajësuan “strukturat kriminale dhe ilegale” të Serbisë për përshkallëzimin e situatës. Presidenca e Kosovës bëri përgjegjës Beogradin zyrtar, ndërsa Kurti tha se do të flasë më vonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit