Katër ditë pas arrestimit, shqiptari i shumëkërkuar Laert Haxhiu doli sot para gjykatës në Janinë të Greqisë në masa të forta sigurie.
Shqipëria kërkon ekstradimin për masakrën e Lushnjes, por gjykata në Janinë vendosi masën 40 ditë burg deri në shqyrtimin e dokumentacionit nga Shqipëria.
Laert Haxhiu së bashku me dy shqiptarë të tjerë u arrestua mbrëmjen e së hënës në Janinë teksa tentuan t’i largoheshin policisë greke gjatë një ndjekje me makina.
31-vjeçari nga Lushnja është i dënuar me 18 vite burg në mungesë nga gjykata shqiptare.