Klubi i Bylisit ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku denoncon me pamje dhunën e ushtruar nga një tifoz i Tiranës në dëm të Loran.
Reagimi i FK Bylis:
“Dhunës së paprecedentë dhe grushteve të tifozëve të Tiranës nuk u ka shpëtuar as lojtari ynë Loran! Ndiqni videon dhe shikoni kur gjuhet me grusht”.
Në një postim tjetër disa çaste më pas, Bylis shton një video tjetër ku shkruan:
“Dhuna barbare të tifozëve të Tiranës, që godasin kë t’u dalë përpara! Këtu nuk flitet më për futboll”.