-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan dhe Kiliçdaroglu garë për votat e nacionalistëve

Kryesoret

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe rivali kryesor i tij Kemal Kiliçdaroglu e kanë përqendruar vëmendjen tek votuesit që mbështesin partitë e ndryshme nacionaliste, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi po ofron.

Partitë nacionaliste si Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia e Mirë (IYIP), Partia e Fitores (ZP) dhe Partia e Unitetit të Madh (BBP) morën më shumë se 23% të votave në zgjedhjet parlamentare të 14 majit, gjë që sipas disa ekspertëve i ktheu nacionalistët turq në “fitues te zgjedhjeve”.

Partitë politike dhe kandidatët që e përkufizojnë veten si nacionalistë arritën të marrin një numër të jashtëzakonshëm votash, që askush nuk mundi ta parashikonte”, tha për Zërin e Amerikës Ismet Akca, ekspert i politikës.

Kemal Can, gazetar dhe komentator veteran në median dixhitale ‘Medyascope’, thotë se më shumë sesa u rritën me vota, nacionalistët, fituan fuqinë për të bërë pazare.

Si rezultat i këtyre zgjedhjeve, mund të themi se aftësia negociuese e nacionalisteve u rritën, në vend të rritjes numerike të tyre”, thotë zoti Can për Zërin e Amerikës.

Të hënën, kandidati presidencial i aleancës nacionaliste ATA, Sinan Ogan, i cili u rendit i treti në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 14 majit, njoftoi mbështetjen e tij për zotin Erdogan, i cili mori 49.52% të votave në raundin e parë.

Zoti Ogan thotë gjithashtu se kandidatura e tij, i bëri nacionalistët turq lojtarët kryesorë në zgjedhje. Ai tha se vendosi të mbështesë zotin Erdogan, pasi partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe Aleanca Popullore, gëzojnë shumicën në parlament.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit