-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turizmi në Shqipëri, VOA: Arsimi profesional në rënie

Kryesoret

Sektori turistik në Shqipëri po njeh gjithnjë e më shumë nevojën për punonjës për shkak të ritmeve të larta të emigrimit të të rinjve, por edhe sfidave me kualifikimin e stafeve.

Arsimi professional, ndonëse është vlerësuar me përparësi nga autoritetet, po njeh vit pas viti një rënie të numrit të nxënësve.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin aktual mësimor në Shqipëri janë regjistruar në arsimin profesional rreth 2.200 nxënës më pak se dy vite më parë.

Studiuesit vlerësojnë se vëmendja në turizëm duhet përqëndruar tek përgatitja e burimeve njerëzore, po aq sa edhe investimet që po kryhen.

Sektori turistik po zhvillohet në Shqipëri me ritme të shpejta falë prurjeve të rritura turistike dhe investimeve që tani prekin jo vetëm zonën bregdetare, por edhe zonat rurale.

“Perspektiva duket shumë e mirë, thotë për Zërin e Amerikës Daniela Qiqi , pedagoge e turizmit në Universitetin e Gjirokastrës. Por një nga sfidat kryesore që po kthehet në një plagë të fshehtë lidhet me të punësuarit në turizëm, thotë zonja Qiqi.

“Të punësuarit në turizëmë” janë ajo plaga e fshehtë që shqetëson të gjitha bizneset, të vogla dhe të mesme që kanë aktivitet në sektorin turistik , na shqetëson edhe ne që përgatisim të punësuarit për këto biznese”.

Zonja Qiqi thotë më tej se situata aktuale lidhet me fokusimin kryesor tek investimet në turizëm dhe tek vëmendja e pakët tek burimet njerëzore.

“Kjo sfidë ka ardhur ndoshta nga fokusi që ka qenë deri tani nga të gjitha institucionet tek investimet në turizëm dhe tek infrastruktura e përshtatshme për zhvillimi e këtij sektori pa u kujdesur për pjesën e të punësuarve”./ VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit