-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, reagon Senati: S’kemi punë me Skënder Gjinushin

Kryesoret

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike ka dalë këtë të shtunë në një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me vendimin më të fundit të Ministrisë së Arsimit për mbylljen e këtij institucioni.

Në këtë deklaratë, Senati është shprehur kundër mbylljes së Akademisë së Studimeve Albanologjike, pasi sipas tij shkelet hapur ligji për “arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”. Po ashtu, ndërpret karrierën e afro 100 studiuesve dhe studimet doktorale të studentëve pranë ASA.

Cilat janë hapat që do të ndërmerren?

Do shikohet ana ligjore. Në dijeninë time nuk mund të ndërpritet vijimësia e punës së rektorit. Kjo është edhe në kundërshtim me mënyrën se si ligji shqiptar ka për emërimin e rektorit të ASA dhe të rektorëve në përgjithësi.

Do të shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike (Dokumenti)

Nuk jemi përpara një fakti të kryer, jemi në një procedurë. Ende nuk ka vendosur Këshilli i Ministrave. Nuk ka humbur arsyeja. Jemi në një vend ku respektohet demokracia. Shpresoj shumë te mënyra se si Kryeministri do të japë një përfundim pozitiv.

Nga zgjedhja juaj deri tani a është diskutuar kjo gjë, apo ka qenë fakti i kryer?

Senati ka dalë në përfundimin se procedura për mbylljen është e paargumentuar. Unë nuk di që ka ndryshuar ligji për arsimin e lartë. Institutet nuk do të shkojnë te Akademia e Shkencave, por do të shkojnë grimca të tyre. Pas kësaj nuk do të ketë më kërkim albanologjik në Republikën e Shqipërisë.

Ne po mbrojmë të drejtat tona brenda kuadrit ligjor, se çdo të bëjnë ata me punonjësit, është punë e tyre. Ne do të ndjekim hapat ligjorë të këtij problemi. 90 për qind e universiteteve shqiptare janë të pa akredituara dhe ata merren me ne, duan të na shkrijnë ne.

Si e pritët ju këtë vendim?

Unë vendimin e mora vesh dje. Nuk na është komunikuar asgjë, nuk na është thënë asgjë zyrtarisht. Për ne merren vendimet për ne aty ky ne nuk jemi pjesë. Problem i është që marrëdhëniet me Skënder Gjinushin janë marrëdhënie profesionale. Nuk ka lidhje kërkimi albanologjik për kërkimet e Akademisë së Shkencave. Nuk kemi pasur asnjë takim, asnjë kontakt asnjë gjë deri më tani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit