-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banorët e Bërxullës sërish në këmbë kundër projektit: Shteti të mos bëj sikur nuk i merr vesh protestat tona

Kryesoret

Banorët e Bërxullës kanë dalë edhe këtë të dielë në protestë për të ndalur projektin i cili prek shtëpitë e tyre.

Banorët janë shprehur se u është bllokuar rruga dhe nuk kanë nga të hyjnë në shtëpitë e tyre. Ata janë prej kohësh në protestë dhe kanë bërë thirrje që qeveria të mos bëj sikur nuk i merr vesh protestat e tyre.

Banori: Është e bllokuar, tabelë s’ka dhe unë që dua të hyj në shtëpinë time, nuk kam nga të hyj se e kam rrugën të bllokuar. As na ka lajmëruar njeri, asgjë.Ok duan ta bëjnë, le ta bëjnë, por ta bëjnë në mënyrë ligjore, jo të paligjshme. Se çfarë kanë nënkotraktuar ata ne nuk e dimë, rrugën kryesore po e bëjnë, po ne nuk jemi të informuar për asgjë. Duam të hyjmë në shtëpi, s’kemi nga hyjmë.

Banori: Avokati nuk është as për derrat. Ai nuk ka ardhur as një herë këtu.

Banorja: Unë kam folur me Tonin Vocajn, nuk më ka dhënë zgjidhje. Ne jemi banorë autoktontë, nuk kemi vonuar asgjë. Mua më preket toka, shtëpia 3 katëshe. Nuk ia fal askujt. Shteti shqiptar mos të bëjë sikur nuk i merr vesh protestat tona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit