Arbër Hajdari, i cili ka qenë opinionist për 2 edicione të Big Brother VIP duket se nuk do e shohim më të ulur në karrige për të dhënë opinione rreth veprimeve të banorëve. Sipas tij, viti më i vështirë ishte edicioni i parë ndërsa mendon se njihet nga publiku edhe nuk e sheh veten në BBV 3.
Sa i përket marrëdhënies me Zhaklin Lekatarin thotë se nuk kanë pasur përplasje, por me përfundimn e spektaklit nuk kanë pasur më kontakte.
“Jo nuk jam takuar, gjatë programit kam shkuar mirë, kemi diskutuar çështje të ndryshme. Nuk kam pasur konflikte, e kemi mirëkuptuar njëri-tjetrin. Por, këto ditë nuk jemi takuar”, tha Arbri.