Këshilli Kombëtar i Territorit zhvilloi dhe miratoi dje në mbledhjen e radhës lejet e reja të zhvillimit dhe ndërtimit. Përfituesit janë të shumtë, nga projektet e mëdha, tek rezidencat dhe hotelet. Në fillim KKT ka miratuar dy lejet e zhvillimit për fazën e parë dhe të dytë për “Marina & Jahtet e Durrësit”, konkretisht portin e ri të Durrësit që do të ndërtohet nga arabi Alabar që u kontestua nga opozita.
Në vijim të rendit të ditës që ishte me 49 pika, pas disa projekteve të vogla për godina shtetërore për komisariate, forcat e batalionit special apo hangarit për helikopterët në Farkë, vjen radha për resortet dhe hotelet. Komplekse hoteliere në Gjirin e Lalzit, por edhe në Durrës e Vlorë.
Gjithashtu në Tiranë leje ndërtimi për “1000 Island Residences”, struktura banimi me shërbime ndihmëse, me vendndodhje në Lundër, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Agroblend” sh.p.k. Në fund janë miratuar edhe lejet e ndërtimit për parqe të mëdha eolike në Rrogozhinë, Fushë-Arrëz, Vlorë, etj.