Prej gati një viti tashmë, Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekici janë në një romancë së bashku. Edhe pse nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre dhe nuk janë shfaqur bashkë në rrjetet sociale, çifti nuk i kanë kursyer daljet në vende publike në kryeqytet.
Në fakt, rrjetet sociale nuk kanë qenë aleati më i mirë i Megi për lidhjen me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, pasi e kanë ‘tradhtuar’ shpesh. Ajo ka udhëtuar shpesh në Turqi ku Endrit jeton për shkak se është futbollist në një prej ekipeve turke, Konyaspor. Dhe të dy kanë postuar foto nga i njëjti ashensor. Sakaq, Megi është fotografuar edhe në një ndeshje të Çekiçit, ku ky i fundit shkoi i dhuroi një puthje.
Ndërkohë, ne kemi dyshime se Megi mund të ketë publikuar foton e parë me futbollistin. Ajo ka qenë së fundmi me pushime prej nga ku ka postuar në Instagram disa foto e video. E mes tyre na ra në sy kjo ku pranë saj shihet një djalë. Edhe pse nuk ia ka zbuluar portretin një varse që na duket e ngjashme me një të Endrit.