-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BBC: SHBA dënoi Kosovën për dhunën e serbëve

Kryesoret

BBC në një artikull për tensionet në veri të Kosovës raporton se SHBA ka kritikuar vendimin e Kosovës për të vendosur “me mjete të dhunshme”, kryetarët shqiptarë të  komunave në veri të Kosovës.

Media britanik rikujton se për këtë arsye, Kosova është përjashtuar nga pjesëmarrja në një stërvitje të madhe dhe vazhdueshme ushtarake të udhëhequr nga SHBA në Evropë.

BBC rikujton se Policia dhe trupat e NATO-s u përleshën të hënën me protestuesit serbë në Zveçan, në veri të Kosovës.

“Protestuesit ishin përpjekur të merrnin një ndërtesë komunale  mes trazirave për vendosjen e kryetarëve shqiptarë etnikë, në zonat ku serbët përbëjnë shumicën e popullsisë.

NATO do të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë pasi tha se 30 nga paqeruajtësit e saj dhe 52 protestues u lënduan në përleshjet në Zveçan.

BBC risjellë në vëmendje se kriza daton që nga prilli, kur serbët etnikë bojkotuan zgjedhjet lokale në veri të Kosovës – duke i lejuar shqiptarët etnikë të marrin kontrollin e komunave me një pjesëmarrje prej më pak se 4%.

Ashtu si SHBA-të, edhe Bashkimi Evropian ka akuzuar autoritetet kosovare për destabilizimin e situatës në veri të Kosovës dhe ka paralajmëruar masa kundër çdo veprimi që mund të ndezë tensionet etnike atje.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008, pas viteve të marrëdhënieve të tensionuara mes banorëve të saj serbë dhe shumicës shqiptare.

Ajo është njohur nga SHBA dhe vendet kryesore të BE-së. Por Serbia, e mbështetur nga aleati i saj i fuqishëm Rusia, refuzon ta bëjë këtë – ashtu si shumica e serbëve etnikë brenda Kosovës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit