Ditën e djeshme autoritetet italiane kanë arrestuar 40 persona të dyshuar si anëtarë të bandës Ndrangheta, mes tyre edhe 4 shqiptarë.
Emrat e shqiptarëve të arrestuar:
Nertil Hoxhaj, 38 vjeç;
Ervin Proshka, 32 vjeç;
Reshit Seferi, 32 vjeç;
Ankeloid Tuci, 41 vjeç
Të arrestuarit akuzohen për trafik droge në Amerikën Latine duke përdorur subjekte kineze, të cilët përdoronin një sistem informal për pastrimin e parave.
Hetimi, nga fundi i vitit 2019 deri në korrik 2022, gjurmoi trafikun e 1.2 ton kokainë, 450 kg hashash dhe 95 kg marijuanë, tha në një deklaratë policia e Guardia di Finanza.