-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosova është zemra e Serbisë”, deputetja britanike kërkon dënimin e Djokovic

Kryesoret

Kryetarja e komisionit për politikën e jashtme të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns për mes një reagimi në llogarinë e saj në Twitter ka reaguar në lidhje me deklaratën e tenistit serb Novak Djokovic i cili u shpreh se Kosova është zemra e Serbisë.

Deklaratë e cila erdhi pas nisjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Kearns shkruan se sjellja dhe komentet e Djokovic janë të dënueshme.

“Sjellja dhe komentet e Djokovic janë të dënueshme. “Kosova është zemra e Serbisë! Stop dhunës”. Ky slogan i ka rrënjët në mitologjinë nacionaliste serbe dhe slogane të ngjashme janë përdorur për të justifikuar spastrimin etnik të viteve 1990”, ka shkruar Kearns.

Kjo deklaratë nuk ka qenë hera e parë që serbi përdor sportin për të dhënë mesazhe politike kundër Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit