Kryeministri Edi Rama nga Bratislava injoroi lëvizjet e brendshme serbe, gatishmërinë ushtarake në kufi me Kosovën duke thënë se ka fuqi zero për të bërë diçka. Ai u shpreh se ajo që po bën presidenti serb, Vuçiç është në funksion të politikës së brendshme.
“Ushtria serbe në kufi. Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme. Se ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Është njëlloj si ushtria meksikane të shfaqet në kufi me SHBA-në.
Çfarë mund të bëjë? Me gjithë respektin sepse e dua Meksikën. Çfarë mund të bëjë? Asgjë. Absolutisht asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Ka shumë lidhur me politikën e brendshme dhe atë çfarë ndodh në politikën me Kosovën” tha ai.
LIVE-Rama: BE-së iu desh një luftë për t’u zgjuar për Ballkanin